Flash News

KRYESORE

BKH/ Si do të ngrihet “dora e hekurt” e SPAK-ut

BKH/ Si do të ngrihet “dora e hekurt” e SPAK-ut

Me krijimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion(SPAK), radhën e ka ngritja e një tjetër strukture, ajo e Byrosë Kombëtare e Hetimit (BKH).  Detyra e kësaj strukture është shumë e rëndësishme, aq sa ajo  konsiderohet si “dora e hekurt” e SPAK-ut.

Edhe për SHBA-të ka një rëndësi të madhe, ndërsa ambasada amerikane njoftoi se oficerët e saj po trajnohen në akademinë e FBI-së në Virxhinia. Gjashtëdhjetë pjesëtarë të BKH-së prej muajsh kanë nisur të marrin marrë të gjithë eksperiencën e nevojshme për praktikat më të mira perëndimore, e gjithashtu ata do të kenë në dispozicion pajisjet me moderne të hetimit.

Vetë oficerët do t’i nënshtrohen “makinës së të vërtetës”. Disa javë më parë ambasada amerikane njoftoi se kishte sjellë në Shqipëri 5 poligrafë, që do të shërbejnë për strukturën dhe hetimet. Në bazë të rregullores, drejtuesit dhe anëtarëve të BKH-së do t’u monitorohen llogaritë bankare. Në bazë të ligjit, një komision ndërkombëtar do të mbikëqyrë trajnimin dhe përgatitjet e hetuesve të BKH-së.

Të fundit