Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Bledi Çuçi “krenohet” me bujqësinë: Kemi ndjekur politika për treg deri në 100 milionë banorë
Ministri i Bujqësisë foli në “Real Story”, duke treguar se “bujqësia ka qenë nën kontroll” dhe ka dhënë “rezultate jo për shkak të koronavirusit”. Sipas ministrit Bledi Çuçi në vend ka pasur rritje të eksporteve bujqësore, pasi sipas tij, politikat e ndjekura kanë qenë të tilla që të sigurojnë një rritje për një treg deri në 100 milionë banorë.
”E kemi pasur nën kontroll bujqësinë. Rezultatet në rritje nuk është për shkak të COVID. Po prej politikave që kemi ndjekur. Edhe po mos kishim COVID-19 do kishim rritje të eksporteve. Ndoshta dhe në këto shifra por bujqësia ësht ëdelikate. Çmimet e produkteve varen nga kushte klimaterike, mot i paqëndrueshëm dhe jo nga politikat apo tregjet.
Ne me politikat tona kemi ndjekur për një rritje të qëndrueshme për një treg 40- 60- 100 milionë banorë. Ne kemi forcuar serrat që prodhojnë produkte që kanë konkurrueshmëri në tregjet europiane dhe forcimi i grumbulluesve që gjejnë tregjet. Ne në Kosovë çojmë mesatarish 11 maune, kemi çuar sot 16 maune. ”- tha Çuçi.