Flash News

KRYESORE

Bledi Çuçi përsërit atë që nuk e beson as vetë: Jo më koalicion me partitë, por me qytetarin”

Bledi Çuçi përsërit atë që nuk e beson as

Ish-ministri i qeverisë së parë Rama 1, Bledi Çuçi, ka përsëritur edhe një herë sloganin se “nuk do ketë koalicion me partitë, por me qytetarin”.  Këlcyra ka qenë ndalesa e radhës e turit të dëgjesave publike që po zhvillon në gjithë qarkun e Gjirokastrës, drejtuesi politik i këtij qarku, Bledi Çuçi. Gjatë takimit me banorët, z.Çuçi theksoi se në mandatin e dytë, PS do jetë në koalicion me qytetarët, duke mbyllur fazën e koalicioneve që funksioninim për interesa partiake, e që për këto interesa mbanin peng reformat.  Të gjithë deputetët e zgjedhur më 25 qershor, deri në çeljen e saancës së parë të sesionit të ri parlamentar, në shtator 2017, do të vijojnë të përsëritin e t’i mbahen këtij slogan të Edi Ramës, por që ka shumë gjasa që të mos jetë i vërtetë në shtator.

“Është ky mandat që na kanë dhënë shqiptarët, me 74 deputetë që të qeverisim vetëm dhe të fillojmë një fazë të re qeverisëse, jo me koalicione të cilat më së shumti ishin dhe funksionionin për interesa të ngushta partiake dhe ktheheshin në qëllime pengmarrje për të realizuar këto interesa, por në një koalicion me qytetarët”, u shpreh Çuçi.

Çuçi theksoi edhe një herë, se fakti që shqiptarët votuan që PS të qeverisë vetëm, nuk është privilegj, por mision për të realizuar ato premtime që nuk u përmbushën për shkak të koalicioneve politike.

 

Të fundit