Flash News

KRYESORE

Blendi Fevziu flet pas intervistës me Sali Berishën: Kjo është dëshirë e realizuar

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar mbrëmë në emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut në tv Klan. Ai rikthehej në studion e tij pas pesë vitesh mungesë.

Megjithatë, veç deklaratave të Berishës, vëmendjen e tërhoqi edhe fundi i emisionit, kur Fevziu i tha Berishës se ‘është dikush që pret t’ju takojë pasi të mbarojmë, ndodhet pas kuintave’.

Bëhej fjalë për Ramazanin, një minator prej 30 vitesh në Bulqizë, i cili i kishte shprehur dëshirën te Fevziu që të ishte prezent kur të merrte në studio ish-kryeministrin.

Premtimi u realizua në emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’ në Top Channel, kur Fevziu ishte një nga të ftuarit e një puntate pak muaj më parë.

“Në Prill të këtij viti, Ramazani, minator prej 30 vitesh në minierën e Bulqizës, shprehu një dëshire në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel ku isha i ftuar edhe unë. Ai kërkoi që të ndiqte live në emisionin Opinion Sali Berishën. Dje ai pati mundësi ta takonte dhe te bënte një foto me të. Dëshirë e realizuar “, shkruan Fevziu.

Të fundit