Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Blendi Fevziu: Protesta e studentëve mund të marrë përpara të gjithë klasën politike
Gazetari Blendi Fevziu thotë se protesta e studentëve mund të lëvizë në drejtime të ndryshme, në varësi të përgjigjes që do të marrin të rinjtë. Në emisionin ‘A’ në News 24, Fevziu theksoi se lëvizja mund të shuhet nëse studentëve u plotësohen kërkesat, por nëse studentët përballen me arrogancën, protesta mund të kthehet në ortek që do të marrë përpara të gjithë klasën politike në Shqipëri.
“Protestat janë të parashikueshme. Lëvizja e ’90 nisi nga djegia e një transformatori dhe solli ndryshimin e regjimit në Shqipëri. Asnjëherë nuk kuptohet... Mund të jetë një lëvizje që mund të shuhet nesër nëse u plotësohen kushtet, por mund të jetë një protestë që nëse i kthehesh me arrogancë mund të kthehet në ortek që të marrë përpara të gjithë klasën politike”, theksoi drejtuesi i emisionit ‘Opinion’.
Më tej, Fevziu shtoi: “Ka edhe një pakënaqësi që nuk është futur si duhet në shina, që lidhet me të gjithë situatën në Shqipëri dhe që lidhet me të gjithë të rinjtë. Se ku do zbrazet, a në këtë protestë, a në formë tjetër, a duke ikur nga Shqipëria, këtë nuk e di. Është edhe një përplasje brezash.”
Sa i përket përfshirjes së grupive të ndryshme në protestë, Fevziu theksoi se në të tilla lëvizje grupimet e majta dhe të djathta janë të pashmangshme.
Është një nga protestat që unë jam ndjerë më mirë... Ky vend është i mbushur me teori konspirative dhe ka një dorë që i lëviz të gjitha gjërat. Kjo është një protestë studentësh. Në lëvizjen studentore kështu ndodh. Ka të majtë dhe të djathtë. Nuk mund të jetë lëvizja njëngjyrëshe. Ka gjithnjë tentativa për ta marrë në dorë. Ka gjithmonë një grup që kërkon të marrë në kontroll protestën nga grupi tjetër”, tha Fevziu.