Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gazetari Blendi Fevziu në një shkrim të tij në Opinion, shprehet se kryeministri Edi Rama nuk po qeveris fare, ose nuk ka nisur akoma të qeverisë.
Fevziu del në këtë konkluzion, bazuar te skandalet politike, lajmet për Saimir Tahirin dhe Habilajt, ato për kanabisin, përgjimet, krimin si dhe te tërheqja e kompanive të huaja nga Shqipëria.
Nga Blendi Fevziu –
Si po qeveris Rama? Kjo pyetje që më drejtoi disa ditë më parë një njeri i rëndësishëm i biznesit nga Kosova më bëri të reflektoj për t’i shpjeguar më mirë përgjigjen time.
Rama nuk po qeveris fare!
Kur them “nuk qeveris” nuk e kam fjalën që Rama dhe ekipi i tij nuk shkojnë në zyrë; as që nuk bën punët burokratike që bën çdo qeveri. Ajo që them është se që prej rikonfirmimit në krye të Qeverisë, Rama ka rënë në kurthin e mosqeverisjes, amullisë dhe kaosit si asnjë Kryeministër tjetër deri më sot.
Historia politike shqiptare ka treguar që rikonfirmimet kanë qenë më të vështira se zgjedhja rishtare. Fatos Nano qëndroi vetëm 2 muaj e 10 dite kryeministër pas rizgjedhjes në Mars 1991. Aleksandër Meksi më pak se 7 muaj pasi u rizgjodh në 1996. Ilir Meta nuk kaloi dot 5 muaj më 2002, kur u dorëhoq për t’i lënë vendin Majkos. I vetmi që arriti të mbijetonte ishte Berisha në 2009. Edhe ai prodhoi një qeverisje shumë më pak cilësore se sa ajo që kishte prodhuar në vitet 2005 – 2009. Madje mandati i tij ra në rutinë dhe u ngadalësua herën e dytë. Rama e ka nisur po me këtë këmbë, por shumë më dobët. Sepse konteksti në të cilin vepron është ndryshe nga ai i parardhësve të tij.
Në 100 ditët e para, qeverisjen e kanë dominuar lajmet për Saimir Tahirin dhe Habilajt, ato për kanabisin, përgjimet apo krimin. Thuajse asnjë lajm për rezultate qeverisëse. Historitë me banditë dhe kriminelë u kthyen në telenovelë. Premtimet për aksione spektakolare dështuan ose janë zëvendësuar me lëvizje kaotike nga zgjedhja e zëvendëministrave që duken si “Liza në botën e çudirave” e deri tek Prefektët që nuk e kuptojnë për se janë aty, edhe pse shumë prej tyre janë njerëz me integritet.
Administrata është krejt e paorganizuar dhe shkrirjet apo rikrijimet e strukturave të reja nuk kanë funksionuar në 90 % të rasteve.
Ministrat janë shumica jashtë loje, madje shumë prej tyre, nuk njihen as si emra dhe si imazhe nga publiku.
Rama duket se e ndjen këtë. Statistikat e shtypit, tregojnë se ai ka kaluar në TV, më shumë kohë se çdo spiker lajmesh dhe më shumë se sa çdo drejtues emisionesh televizive (edhe atëherë kur u zhduk 10 ditë në Nju Jork, pa dhënë asnjë shpjegim). Por nëse dikush ju pyet, se çfarë mbani mend nga këto 100 orë/në 100 ditë të Ramës në TV, përgjigja e vetme është: asgjë! Gjithsecili që e lexon këtë shkrim mund ta japë vetë përgjigjen.
Nëse ka një gjë që e simbolizon dështimin e 100 ditëve është largimi i kompanisë së njohur botërore të turizmit, Starwood, tashmë pjesë e Marriot International, që tërhoqi emrin Sheraton nga Tirana. Pak kohë më parë, Rama e konsideroi turizmin një sfidë dhe e tillë duhet të jetë. Ai krijoi lehtësi financiare për të shtuar Hotelet me 5 yjë që administrohen nga gjigandët e turizmit botëror, por humbi të vetmin përfaqësues që kishim, Sheratonin. I vendosur në Shqipëri më 2003, ai ishte hoteli i vetëm nga një emër i madh ndërkombëtar turizmi. Sot, pas ikjes së tij, Tirana është i vetmi qytet në rajon dhe ndoshta, i vetmi kryeqytet në botë, ku mungon një emër i hotelerisë botërore. Shkupi ka sot Marriot dhe Courtyard; Prishtina ka Sëiss Diamond; Podgorica ka Hilton dhe Ramada; Ljubjana ka Intercontinental; Beogradi ka Hyatt dhe Luxury Collection; madje edhe Sarajeva ka Holiday Inn. Shqipëria është e vetmja që s’ka asnjë. Madje edhe vende të izoluara si Kuba kanë zinxhirin e Hoteleve Melia dhe Luxury Collection dhe Korea e Veriut ka disa kompani të mëdha Japoneze.
Të pretendosh të sjellësh turistë në një vend ku nuk operon asnjë kompani serioze dhe e madhe turizmi, është më shumë se qesharake.
Problem duket se do të jetë edhe integrimi. Pardje, Rama deklaroi që edhe hapja e negociata me BE mund të mos ndodhë. Nëse ky nuk është një truk për t’i dhënë më shumë peshë lajmit nëse negociatat hapen, bilanci i tij do jetë dramatik krahasuar me parardhësin. Në 5 vitet e para, 2005 – 2010, Shqipëria Firmosi dhe filloi zbatimin e marrëveshjes së MSA; mori propozimin për Statusin e vendit kandidat; dorëzoi Pyetësorin dhe arriti liberalizimin e vizave. Përtej këtyre, mori ftesën dhe më pas anëtarësim e plotë në Nato. Në këto vite, është marrë vetëm Statusi i Vendit Kandidat dhe asnjë hap më tej. Edhe pse rrethanat ndërkombëtare nuk kanë qenë të favorshme për të, Rama sërish, ka shumë pak çertifikata për t’i varur në murin e zyrës së tij.
Qeverisja ende nuk ka nisur, por 100 ditët e para janë shembulli më i keq se si mund të qeveriset një vend. Ndaj pyetjes se si po qeveris Rama, mund t’i përgjigjesha pa hezitim, që Rama, nuk po qeveris, ose Rama nuk ka nisur ende të qeverisë!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38