KRYESORE

Bleona e quajti ‘mjekër cjap’, aktori reagon me shumë finesë: Bleona, je ëndërra ime që nga fëmijëria!

Bleona e quajti ‘mjekër cjap’, aktori reagon me shumë

Këngëtarja Bleona Qereti reagoi shumë ashpër ndaj aktorit Gent Hazizi, i cili në në emisionin “Shiko kush luan”, në kuadrin e një loje, bëri çift këngëtaren me Flori Mumajesin.

Armand Peza zgjodhi Flor Mumajesin si kandidatin më të përshtatshëm për Bleonën. Nga ana tjetër Gent Hazizi, konfirmoi mendimin e Pezës, duke thënë thjesht “Shkojnë, shkojnë”.

Ky koment i moderatorit bëri që Bleona të mos linte gjë pa thënë për të në rrjetet sociale. Nuk ka vonuar reagimi i aktorit në Instagram. Nëse mendonit se ai do ia kthente në të njëjtën monedhë, gaboheni. Ja çfarë shkruan Gent Hazizi për Bleonën në Instagram;

“Bleona Qereti: ti je endrra ime që nga fëmijeria si këngetare e madhe,je endrra e të gjithë shqipetarëve kudo që jane si një profesioniste e shkëlqyer e muzikës,je endrra e të gjithë meshkujve shqipetarë për sensualitetin femëror.Ndjesë!Ndjesë! Në spektaklin “Shiko kush luan” u përmende në një lojë që emisioni bën për nder të VIP-ve.Të ftoj të kuptosh se çfarë mendoj për ty në premieren time “Çfarë do bëhem kur të rritem?”,stand up comedy, në Teatrin Kombëtar ,ne datat 20,21,23,24,25 dhjetor ora 18 00.Tpërqaf! Eja në Teatër”,-shkruan Gent Hazizi në Instagram.

Ditari politik

Të fundit