Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Bleona i nxjerr të palarat Top Channel, kërkon 100 mijë dollarë: Sahan-lëpirës!
Një lojë në emisionin e Luana Vjollcës “Shiko kush Luan”, ku i ftuar ishte aktori Gent Hazizi, shkaktoi reagime të ashpra të Bleona Qeretit. Më pas Genti, deklaroi që e vlerëson dhe që e ka patur fiksim Bleonën që vite më parë, por ky koment i tij nuk pati efekt.
Përkundrazi, Bleona ka reaguar dhe më ashër. “Top Channel” i ka bërë një propozim Bleonës që të jetë e ftuar mbrëmjen e 1 janarit, mirëpo këngëtarja ka kërkuar 100 mijë dollarë.
Veç kësaj, Bleona ka reaguar dhe në Instragram ku shkruan se ka “agjendën e zënë” dhe s’mund të jetë e pranishme në “projektin prestigjoz”, të cilin sipas saj do e shohnin vetëm 3 persona, ku një ndër to është ajo.
“.... per te gjithe kategorine e “ aktoreve te medhenj” qe maten me “hijen e mengjesit”, pastaj I fusin 1 dopjo konjak tek akademia dhe arrijne ne kokluzionin qe ata kane talentin me te madh qe mund te egzistoje ne nje qenie humane,dhe aq me teper mendojne qe “ Robert De Niro’t” dhe “Al Pacino’t” e kesaj bote jane losers, ju pershendes me nje: Dyftyresi tipike shqiptare!!! Nga njera ane “plas ironia” nga ana tjeter fillon “sahan - lepirja”!!!! PS: Gento faleminderit per ftesen!!! Pervec 2 anetareve te tjere te familjes qe po supozoj do te te mbeshtesin automatikisht, do isha shume e nderuar te isha nje nga 3 vetat qe do te shikojne kete projekt kaq prestigjoz!!! Fatkeqesisht agenda ime nuk e lejon te jem ne Tirane ne kete kohe, sepse jam ne “ post production” te filmit tim me te ri #211 qe sapo xhirova me Nicolas Cage! Link in Bio. Te uroj shume fat ne rrugen tende te “artit te vertete”. Love Bleona #njefotovlensanjemijefjale”, shkruan Bleona.