Flash News

KRYESORE

Bleona paska qenë e martuar gjithë këtë kohë, Ganiu bën kërkesën në Gjykatë për divorc

Bleona Qereti paska qenë e martuar gjatë gjithë kësaj kohe. Edhe pse gjithnjë pa komplekse dhe ka thyer shumë tabu, Bleonës i dihet vetëm një lidhje, ajo me Gani Bardhin. Lidhje e cila është komentuar shumë në media, prej vitesh.

Mirëpo, Ganiu ishte ai që vazhdoi jetën e tij të re duke hedhur prapa krahëve historinë me Bleonën. Këngëtarja e ka vuajtur shumë ndarjen me të dhe madje e ka pranuar shpesh në media që e ka dashur shumë.

Por, Ganiu dhe Bleona paskan qenë të martuar deri para disa ditësh në regjistrat shqiptarë, përveç procedurave të divorcit më Amerikë në vitin 2011.

Aktvendimi i Gjykatës së Apelit në Tiranë është siguruar nga "Prive.al” e ku Gani Bardha ka kërkuar njohjen dhe dhënien në fuqi ligjore për zbatim të vendimit të vitit 2011 nga Gjykata e huaj në Michigan për divorcin e çiftit.

Pas shqyrtimit të kërkesës së parashtruar nga z.Bardha, paneli i gjyqtarëve kanë marrë aktvendimin në të cilin njohin në fuqi për territorin e Shqipërisë divorcin e çiftit, tetë vite pasi ai ishte kryer në SHBA.

Të fundit