Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
“Blerësit e vërtetë të ‘Hotel Plazza’ janë Olsi Rama dhe Gazmend Demi, po pastrojnë paratë e kyeministrit”
Pas lajmit të politiko.al se hoteli “Plazza Tirana” është shitur për 110 milion euro tek disa kompani kineze, kanë filluar të qarkullojnë zëra rreth pronarëve të rinjë të objektit që ndodhet në zemër të Tiranës.
Departamenti i antikorrupsionit, aksesit në shërbime dhe transparences në Partinë Demokratike ka pohuar se pas kompanive “Urban Garden”, “Urban Investment Group”, “KCK Conversation System Albania” dhe “OCK Albania” që dyshohet se janë blerësit e ndërtesës shumëkatëshe qëndron vëllai i kryeministrit, Olsi Rama dhe biznesmenët pranë tij, Gazmend Demi e Abdulah Tajari (Biku).
“Hotel “Plaza” i shitet një kompanie kineze për 110 milion Euro! Kush qëndron prapa kompanisë kineze? A jemi ne rastin e pastrimit te parave te drogës nga familjaret e kryeministrit? Si lidhen ndërmjet tyre Olsi Rama, Gaz Demi, Abdulah Tajari (Biku) e kinezet, fytyra e bleresit te Hotel Plaza? Te gjitha te dhënat te çojnë vetëm ne një drejtim: Edi Rama!”, thuhet në statusin e këtij departamenti.
Në ekstraktet e QKR, rezultojnë se aksioner të këtyre kompanive janë edhe disa shtetas kinez, si: Van Leng Lau, Chun Fai Jackey, King Cheung Lai dhe Ching Tsak Tsoi.
Shitet “Hotel Plazza” në Tiranë, kjo është shuma marramendëse dhe kompania e re që e menaxhon