Flash News

KRYESORE

Blerim Destani në një film tjetër në Hollywood, do të luajë krah De Niros

Blerim Destani në një film tjetër në Hollywood, do të
Blerim Destani është duke shijuar karrierën e tij si aktor në Hollywood dhe ky është një sukses për aktorin shqiptar. Blerim Destani është duke përjetuar ëndrrën hollivudiane pasi vetëm pak kohë më parë mbylli xhirimet e filmit “The poison rose” në të cilin luajti përkrah Morgan Freeman dhe John Travolta.
Blerimi ka dhënë sot njoftimin se do të jetë pjesë e një tjetër filmi hollivudian, ku do të ketë mundësinë të aktrojë përkrah emrave të mëdhenj si Robert De Niro apo Lee Jones. Destani do të jetë pjesë e kastit të aktorëve të filmit “The comeback trial” dhe aty do të ketë rolin e Boris. “Krenar për projektin tim të fundit kinematografik. Së bashku me të mëdhenjtë e ‘Hollywood-it’, Robert De Niro dhe Lee Jones!”, ka shkruar aktori shqiptar në ‘Instagram’.

Të fundit