Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Gjithçka ka përfunduar. Futbollisti i njohur shqiptar, Blerim Dzemaili është ndarë nga gruaja e tij, Erjona Sulejmani, dhe procesi po shkon drejt divorcit, shkruajnë mediat zviceriane, raporton ‘Albinfo’.
“Dzemaili akuzon gruan e tij për përdorimin pa kriter të mbiemrit të tij, si pjesë e punës së saj në modeling dhe prezantim. Ai la të drejtën për të mbrojtur integritetin dhe privatësinë e tij”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga avokatja e futbollistit shqiptar, Daniela Missaglia.
Ata kanë edhe një djalë së bashku, Luanin, dhe janë martuar dy vjet e gjysmë më parë, duke qenë ndër çiftet më të përfolura shqiptare, por edhe në Zvicër.
Erjona Sulejmani ishte njëra prej bashkëshorteve të futbollistëve që u kontaktua nga produksioni dhe u përfshi mes protagonisteve të programit “Capitane”, në transmetim te Spike. Programi tregon jetën luksoze të të fejuarave ose bashkëshorteve të futbollistëve dhe detaje plot gossip dhe sekrete në lidhje me jetën e tyre në çift.
Futbollisti dhe Erjona, ende nuk kanë folur për këtë rast, as nuk kanë pohuar, e as mohuar.