Flash News

KRYESORE

Blerina Gjylameti ka një mesazh për paraardhësin e saj Saimir Tahiri

Blerina Gjylameti ka një mesazh për paraardhësin e saj Saimir

Vetëm një ditë pasi mori detyrën e Kryetares së Partisë Socialiste në Tiranë, Blerina Gjylameti ka reaguar më një status në rrjetin social ‘Facebook’.

Ajo është shprehur se kjo që i është besuar është si fillim një nder i madh për të si dhe një përgjegjësi e madhe.

Gjylameti ka falënderuar paraardhësin e saj Saimir Tahirin, dhe i uron fitore në luftën e tij më drejtësinë.  

Statusi i plotë:

Përtej kënaqësisë dhe vlerësimit ndiej përgjegjësinë e jashtëzakonshme që mu ngarkua sot nga Kryesia e Partisë Socialiste dhe Kryetari z. Edi Rama për drejtimin e degës së PS-së Tiranë. Detyra kërkon dyfish energji, së pari për të ndjekur hapin e shpejtë të socialisitëve të palodhur e të përkushtuar të Tiranës , e duke vijuar më pas me detyrimin moral për t’ju përgjigjur bashkëqeverisjes me njerëzit.

Falenderoj parardhësin e kësaj detyre , Saimir Tahirin për vullnetin e spikatur dhe frymën e palodhur të bashkëpunimit në këtë detyrë të cilit i uroj sa më shpejt fitoren në luftën e tij për të vërtetën.

Përveç falenderimit për besimin ndaj Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe njëkohësisht Kryeministrit Edi Rama, kolegëve dhe gjithë socialistëve të mbarë Tiranës, ndjej detyrimin t’ju përkushtohem në përmbushjen e objektivave dhe të gjithë së bashku të punojmë për projektin e madh të Shqiperisë që duam.

#Cdogjeështëemundurnësejemibashkë!

Të fundit