Flash News

KRYESORE

Blerja e Griezmann-it, Barça dënohet me 300 euro

Blerja e Griezmann-it, Barça dënohet me 300 euro

Komisioni i Disiplinës në Federatën Spanjolle të Futbollit dënoi Barcelonën me 300 euro gjobë për blerjen e Antoine Griezmann-it nga Atletico Madridi. Blaugranat u dënuan se thyen rregulloren pasi ky shkëmbim u bë pa miratimin e bardhekuqve.

“Clochoberos” pretendojnë se katalanasit arritën një marrëveshje që në mars me lojtarin, kur klauzola e tij ishte 200 milion euro dhe jo 120 mln euro, kur edhe u pagua klauzola e tij dhe u transferua në “Camp Nou”.

Sipas drejtuesve të Atletico-s, kjo përbën shkelje ligjore. Komisioni i Disiplinës argumentoi se Barça ishte fajtore, por nuk ishte e mundur që të vërtetohej nëse ishte nënshkruar një marrëveshje zyrtare apo jo.

Një tjetër dënim ishte mbyllja e “Camp Nou-t” me një ndeshje, por shkelja e blaugranave nuk u konsiderua e tillë sa të mos lejonte tifozët të përkrahin ekipin e tyre të zemrës.

Të fundit