Flash News

KRYESORE

Blerja e madhe/ Presidenti Trump gati për të futur në ‘xhep’ Groenlandën

Blerja e madhe/ Presidenti Trump gati për të futur në

Presidenti amerikan Donald Trump ka ndërmend të bëjë një blerje të madhe.

Sipas gazetës “Ëall Street Journal”, Trump e ka diskutuar këtë me këshilltarët e tij dhe duket se e ka seriozisht idenë e blerjes së Groenlandës nga Danimarka.

Rëndësia gjeopolitike e ishullit dhe burimet e tij natyrore janë arsyet e interesimit të presidentit amerikan.

Gjatë një darken në pranverën e kaluar, një nga bashkëpunëtorët e Trump ka ndarë me këtë të fundit idenë se blera e Groenlandës ishte diçka e favorshme.

Ky lajm u bë i ditur nga disa media të huaja, në prag të takimit të presidentit amerikan me kryeministrin Mette Frederiksen, gjatë vizitës së parë zyrtare shtetërore që Trump pritet të bëjë së shpejti në Danimarkë.

Por hipoteza e blerjes së ishullit nuk është pritur seriozisht nga autoritetet daneze. Ish kryeministri Rasmussen ka bërë një postim në tëiter ku shkruan se kjo duhet të jetë një shaka e 1 prillit nga ana e Trump, edhe pse është jashtë sezonit.

Blerja e Groenlandës nga një president amerikan nuk është diçka e re. Përpara Trump ka qenë presidenti Harry Truman, i cili në vitin 1946  i propozoi shtetit danez të blinte ishullin kundrejt shumës prej 100 milion dollarësh. Oferta u refuzua nga autoritetet daneze.

Të fundit