Flash News

KRYESORE

Blerja e votave, Kryemadhi: Përveç 184 dhe 339, do të ketë dhe një dosje tjetër

Blerja e votave, Kryemadhi: Përveç 184 dhe 339, do të ketë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka mbledhur mbrëmjen e sotme strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjatë fjalës së saj, ajo deklaroi se më 30 qershor mori fund vizioni i kryeministrit Rama për ta kthyer Shqipërinë në një vend monist. Ajo po ashtu paralajmëroi një tjetër dosje të bujshme hetimore, përveç “184” dhe “339” ku flitej për blerje votash në zgjedhje, duke iu referuar 30 qershorit.

“30 qershori ishte fundi i të gjithë psikologjisë dhe vizionit të tij për ta kthyer Shqipërinë në një vend monist. Sot kemi një raport të ODIHR, që thotë se në zgjedhje një parti u regjistrua në mënyrë të jashtëligjshme. Dosja “184” dhe “339” do kenë bashkëudhëtare edhe dosjen 30 qershori. Se Rama nuk ndejti dot pa futur dorën tek kutia, procesverbali, gjithë procesi zgjedhor”, sqaron Kryemadhi.

Të fundit