Flash News

KRYESORE

Blerja e votës, arrestohet komisioneri i PS dhe dy të tjerë

Blerja e votës, arrestohet komisioneri i PS dhe dy të tjerë

Vetëm pak orë pas denoncimit të “STOP” për blerjen e votës në Vorë, policia e kryeqytetit ka bërë të mundur arrestimin e tre personave.

Nga pamjet e transmetuara, dukej kryetari i Partisë Socialiste në lagjja e re Vorë, Arben Marku, i cili është komisioner në këtë zonë për procesin zgjedhor. Arben Marku duket qartësisht duke i ofruar para një qytetari për të blerë votën dhe e udhëzon që të votojë PS-në Ai dëgjohet t’i thotë qytetarit që edhe bashkëshortja e tij të votojë numrin 2 në fletë votimi, duke ofruar një sasi parash rreth 100 mijë lekë të vjetra.

Në pranga ka rënë:

Luan Imeraj, 37 vjeç,

Luan Nela, 36 vjeç dhe

 Arben Marku , 43 vjeç, të tre banues në banues Tiranë.

Sipas burimeve të policës këta persona janë arrestuar pasi, nga pamjet filmike të shfaqura në emisionin investigativ “Stop”, ku pasqyrohen veprimet korruptive të Arben Marku i cili në këmbim të blerjes së votës jep një shumë monetare.

Nga hetimet e kryera është arritur të dokumentohet me prova ligjore se Luan Nela, për·ton shumën e parave në këmbim të votës. Nga hetimet e kryera ka rezultuar gjithashtu se Luan Nela ka pranuar të bëj regjistrimet audio dhe video në këmbim të një vendi pune të premtuar nga Luan Imeraj i cili është edhe përkrahës i një subjekti politik.

Të fundit