Flash News

KRYESORE

Blero uron vajzën për ditëlindje: Është e kotë të shkruaj, je bekim nga Allahu

Blero uron vajzën për ditëlindje: Është e kotë

Vajza e vogël e këngëtarit të njohur Blero, sot feston ditëlindjen dhe sigurisht nuk mund të mungonte urimi i tij për të bijën.

Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, këngëtari ka shprehur të gjithë dashurinë që ndjen për vajzën e tij, Tarën, të cilën e cilëson si një bekim nga Zoti.

Blero ka theksuar se çfarëdo të shkruajë, këndojë apo të interpretojë, nuk mund ta shprehë peshën që ka e bija për të.

“Urime ditëlindja frrymëmarrja ime. Është e kotë çfarëdo që shkruaj, është e kotë çfarëdo që këndoj dhe e interpretoj, e kotë është edhe nëse mundohem përmes këtyre vergjeve me ta shpreh dashurinë. Thjesht çfarëdo që unë shkruaj për ty, asgjë nuk e ka peshën tënde. Thjesht ti je bekim nga Allahu. Ti je vetë jeta Tara Muharremi”, shkruan këngëtari bashkangjitur fotos me vajzën.

https://www.instagram.com/p/BiDVGuxFbqI/?taken-by=bleromuharremi

Të fundit