Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Bleu shpellën me plehra dhe pa ujë e drita për 1 euro, sot kërkohet nga turistët
Pasi u mbyll bari ku punonte së bashku me të dashurën dhe të dy mbetën pa punë dhe pa shtëpi, një 24 vjeçar nga Loria Francë, ble një shpellë për të banuar.
Të rinjtë nuk kishin shumë të ardhura dhe nuk mund të blinin një shtëpi të shtrenjtë. 24 viçarit ju kujtua historia e tezes së tij e cila disa vite më parë kishte jetuar në një shpellë.
Dhe në momentin e parë që qeveria nxori në ankand disa tunele në atë zonë, Alexis Lamoureux ofroi për të një shifër simbolike, 1 euro dhe për arsye se nuk kishte të tjerë të interesuar për ta blerë, Alexi u bë pronari i saj.
Së bashku me të dashurën, ju përveshën punës dhe të gjitha kursimet i investuan në banesën e tyre të re.
Ajo ishte një shpellë e mbushur plotë me plehra, nuk kishte energji elektrike dhe ujë të pijshëm, por mënyra se si e transformuan të rinjtë atë vend është e mahnitshme. Tani ka shumë kërkesa nga persona të ndryshëm kryesisht turistë për të kaluar një natë aty.