Flash News

KRYESORE

Blindat te Gjykata nuk janë asgjë, 50 metra më poshtë ka zbarkuar e gjithë Policia e Shtetit

Për herë të parë në një protestë ka më shumë policë se sa qytetarë. Përveçse ka bllokuar bulevardin ‘Bajram Curri’ dhe ka blinduar Gjykatën e Tiranës, Policia e Shtetit ka zbarkuar e gjitha pranë ish-Ekspozitës, 50 metra larg nga vendi ku po protestohet.

Një numër i madh i efektivëve të njësisë ‘Shqiponja’ dhe të komisariateve të Tiranës, po mbajnë një distancë nga qytetarët dhe mediat, për të mos dëshmuar masat e larta që janë marrë.

E gjithë zona nga ura e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe deri te ura e shkollës ‘Vasil Shantos’ është në shtetrrethim.

Protestuesit po kërkojnë vazhdimisht lirimin e qytetarëve që kundërshtuan tarifën në ‘Rrugën e Kombit’ dhe shpesh herë hedhin parulla kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Seanca gjyqësore ndaj protestuesve të Kukësit, të pranishme edhe mediat ndërkombëtare

Të fundit