Flash News

KRYESORE

“Blindohet” Ambasada Amerikane në Tiranë

“Blindohet” Ambasada Amerikane në Tiranë

Sulmi ndaj Ambasadës Amerikane në Mal të Zi, ka vënë në gatishmëri edhe forcat e policisë shqiptare, të cilat kanë rritur sigurinë përreth selisë diplomatike që ndodhet ne rrugën e Elbasanit ne Tiranë.

Këtë të enjte pranë Ambasadës patrullonin më shumë efektiv të policisë së shtetit

Burimet zyrtare në drejtorinë e përgjithshme të policisë konfirmojnë se uniformat blu do të vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri, raporton Vizion Plus.

Për të përforcuar sigurinë, janë aktivizuar edhe agjentet e strukturës kundër terrorizmit. Ata po monitorojnë nga afër jo vetëm Ambasadën Amerikane, por edhe selitë e tjera diplomatike të rëndësishme që ndodhen ne kryeqytet.

 

 

Të fundit