Flash News

KRYESORE

Blindohet “Elbasan Arena”, qindra policë dhe agjentë të antiterrorist në gatishmëri

Blindohet “Elbasan Arena”, qindra policë dhe agjentë

Sot në mëngjes Policia e Shtetit shpërndau një deklaratë për gadishmërinë e efektivave të saj, pasi ka sinjale për ndonjë sulm terrorist. Frika më e madhe është akumuluar në qytetin e Elbasanit, pasi ty do luhet ndeshja e Europa League. Anti-terrori dhe dhjetra agjentë civil pritet të jenë të pranishëm në Elbasan gjatë ditës së sotme, kur do të zhvillohet edhe ndeshja mes Skënderbeut me Dinamon e Zagrebit.

Ky alarm i Policisë së Shtetit ka të bëjë edhe me faktin se për të parë ndeshjen pritet që të vijnë një numër i konsiderueshëm kroatësh dhe persona të tjerë në Elbasan, për këtë arsye janë marrë masa shtesë. Përvec 350 policëve nga Elbasani dhe FNSH-ja, do të jenë të pranishëm edhe agjentë të antiterrorist si dhe polic civil. Shkak i masave shtesë janë bërë disa informacione që kanë ardhur nga Kroacia se gjatë dhe pas ndeshjes së sotme mund të ketë incidente në Elbasan.

Po kështu edhe SHISH ka dhënë informacione për incidente që mund të shkaktohen gjatë zhvillimit të ndeshjes, prandaj stadium Elbasan Arena do të kontrollohet imtësisht nga Policia, ndërkohë që nuk do lejohet lëvizja e qytetarëve dhe qarkullimi i mjeteve. Për të parë ndeshjen ka një interesim shumë të madh nga korçarët, të cilët janë transferuar në Elbasan, me dhjetra autobusë e makina private, që në orët e para të mesditës dhe se ka interesim edhe nga tifozë vendas por edhe jashtë kufijve.

Këto masa të forta të policisë të kujtojnë ndeshjen e kombëtares sonë me Izraelin, kur me qindra efektivë të policisë ishin të gatshëm në Elbasan.

 

 

 

Të fundit