Flash News

KRYESORE

‘Blindohet’ Parlamenti, FNSH rrethon zonën, i pranishëm edhe Kastriot Skënderaj

‘Blindohet’ Parlamenti, FNSH rrethon zonën, i pranishëm

Banorët e ‘Astirit’ kanë zhvendosur sot protestën e tyre para godinës së Parlamentit. Në këtë situatë, janë marrë të rrepta sigurie para godinës, pasi siç duket FNSH-ja dhe policia e Tiranë kanë rrethuar zonën.

Punonjës të FNSH ndodhen në perimetrin e Parlamentit, ndërsa një pjesë janë pozicionuar brenda oborrit të xhamisë së Namazgjasë, ndërsa një pjesë tjetër qëndron në gatishmëri.

I pranishëm është edhe drejtori i Policisë së Tiranës Kastriot Skënderaj dhe dy nëndrejtorët e tjerë.

Ndërkohë, protestuesit qëndrojnë para parlamentit dhe po protestojnë, duke kërkuar dëmshpërblim 100% të godinave që do preken nga shembja për zgjerimin e Unazës së Re.

Të fundit