Flash News

KRYESORE

Bllokimi i akseve rrugore, policia procedon Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

Bllokimi i akseve rrugore, policia procedon Lulzim Bashën dhe Monika

Policia e cilësoi aksionin e sotëm të opozitës, ku u bllokua për disa orë qarkullimi i makinave në disa akse, si të paligjshëm pasi nuk ishte marrë leje nga organizatorët.

Për këtë policia ka vendosur të procedojë deputetët e opozitës të cilët ishin pjesë e protestës. Gazetari Artur Zhei deklaroi në emisionin '360gradë' se policia ka proceduar edhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Krahas deputetëve policia ka proceduar edhe disa qytetarë të cilët morën pjesë në tubimet e zhvilluara sot në Vorë, Milot, Elbasan dhe Lushnje.

Të fundit