Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Bllokimi i buxhetit në Skrapar nga kryebashkiaku”, Spahiu ‘përcjell’ akuzat e ministres: Fajtor deputeti i PS
Kreu i Bashkisë Skrapar, Nesim Spahiu ka dalë sot në protestë bashkë me disa banorë të qytetit për të bërë thirrje për zgjidhjen e ngërçit të krijuar për shkak të bllokimit të buxhetit të Bashkisë.
Me pankarta “Stop bllokimit të buxhetit”, “Buxheti është i qytetit”, banorët dhe punonjësit e Bashkisë qëndruan për rreth një orë përpara institucionit të Degës së Thesarit.
Spahiu bëri përgjegjës për situatën e krijuar deputetin e PS-së në këtë Qark, Arbnor Shameti. Qytetarët janë ata që më së shumti penalizohen nga mosmiratimi i buxhetit pasi janë mbyllur shumë shërbime jetike si konvikti i nxënësve, çerdhet, kopshtet Qendra e Fëmijëve me Aftësi Ndryshe apo edhe Shërbimi i Pastrimit.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka reaguar pasi LSI kërkoi interpelancë për buxhetin e Bashkisë së Skraparit, duke u shprehur se shkaktar kryesor për situatën e krijuar është kryetari i bashkisë. “Fondet për bashkinë janë të disponueshme në thesar”, shprehet ministrja e Financave dhe Ekonomisë.