Flash News

KRYESORE

Bllokimi i rrugëve nga opozita e bashkuar, Ristani: S’është strategji, është revolta e qytetarëve

Bllokimi i rrugëve nga opozita e bashkuar, Ristani: S’është

Ditën e djeshme opozita e bashkuar, ashtu siç kishte paralajmëruar, vuri në zbatim aksionin e mosbindjes civile.

4 rrugë nacionale si në Milot, Vorë, Bradashesh dhe Çermë u bllokuan për më shumë se dy orë në shenjë proteste kundër rritjes së taksave.

Pas këtij aksioni, ishin ndërkombëtarët ata që u pyetën për këtë formë proteste, mes tyre edhe eurodeputeti Knut Fleckenstein, i cili deklaroi se nëse do të bllokoheshin rrugët në Gjermani, qytetarët do ta vrisnin.

Arben Ristani , Sekretari i Përgjithshëm i PD-së e sqaroi këtë pjesë gjatë një interviste dhënë në Report Tv.

Sipas tij, bllokimi i rrugëve nuk është strategji e PD, por është një shprehje e revoltës së qytetarëve, kundër taksave dhe ndikimi i tyre drejtpërdrejtë në të ardhurat e tyre.

“Kjo nuk është një strategji e jona, por është revoltë e qytetarëve. Është mllefi dhe revolta e tyre dhe ka arritur aty ku s’mban më. Në greqi, në Gjermani, kudo në botë bëhen protesta të tilla masive, sidomos kur ka të bëjë me rritje taksash”, u shpreh Ristani, ndërsa shtoi se javën që vjen pritet të ketë sërish protesta, këtë herë me përfaqësues të biznesit të vogël, lidhur me skemën e TVSH.

Të fundit