Flash News

KRYESORE

Bllokohen 13 persona në Kamzës, kërkohet ndërhyrja e ushtrisë

Bllokohen 13 persona në Kamzës, kërkohet ndërhyrja e

13 persona kanë mbetur të bllokuar brenda një automjeti zjarrfikës në Kamzës. 11 banorë të dy shtëpive në Valias i Ri, sëbashku me 2 efektivë të Shërbimit Zjarrfikës kanë mbetur brenda automjetit që kishte shkuar për t’i evakuuar si pasojë e përmbytjeve.

Në momentin kur makina po kthehej njëra anë e automjetit ka përfunduar në kanal. Kërkohet ndërhyrja e forcave të Ushtrisë me makina të mëdha, pasi është e pamundur që banorët të dalin nga mjeti.

Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari.

Të fundit