Flash News

KRYESORE

Bllokohen 2130 kg produkt mish pule, rezultoi me salmonelë

Bllokohen 2130 kg produkt mish pule, rezultoi me salmonelë

AKU ka bllokuar një sasi prej prej 2130 kg produkt mish pule me ngarkesë mikrobiologjike të ardhur nga Polonia.

Sipas Drejtorisë Rajonale të AKU Vlorë, pas marrjes së informacionit nga sistemi RASFF (Sistemi i informimit të shpejtë për ushqim dhe ushqim për kafshë), nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme për praninë e Salmonella Enterica Ser është kryer bllokimi i ngarkesës që vinte nga Polonia.

“Në subjekt ka mbërritur ngarkesa me produktin “Mish pule” në sasinë prej 2130 kg i papërpunuar, i paketuar në kuti kartoni 10 kg dhe i ngrirë në temperaturë -18 °c, i cili pas kryerjes së analizave në momentin e nisjes për në Republikën e Shqipërisë, rezultoi me prezencë të Salmonella Enterica Ser. Enteritidis.

Referuar gjetjeve të ardhura nga inspektimi i kryer pas njoftimit të ardhur nga sistemi RASFF, trupa inspektuese kreu procedurën e bllokimit të produktit deri në marrjen e masave për asgjësimin e tij”, sqaron AKU.

Të fundit