Flash News

KRYESORE

Bllokohen 29 ton mish pule në portin e Durrësit, shkak prezenca e salmonelës

Bllokohen 29 ton mish pule në portin e Durrësit, shkak prezenca e

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, referuar urdhrit 131 datë 4.4.2017 të Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave,” për importin e ngarkesave të produkteve me origjinë shtazore, të importuara nga Brazili, në pikat e inspektimit kufitar”, ka bllokuar një sasi prej 26 ton mish pule, të rezultuara me prezencë të salmonella spp.

Inspektori i AKU­së në Pikën e Inspektimit Kufitar Durrës, bazuar edhe në pikën 2 të këtij urdhri, ku thuhet se “për çdo ngarkesë të importuar, të merren mostra për analizimin e tyre pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV)”, ka bërë bllokimin e kësaj ngarkese me mish pule në PIK me origjinë nga Brazili

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi të madhe mish pule në Pikën e Inspektimit Kufitar Durrës. Bëhet fjalë për 26 ton mish pule me origjinë nga Brazili.

Shkak i sekuestrimin  e kësaj sasie në portin e Durrësit është bërë bakteri Salmonela që është gjetur në mishin e pulës.

Mësohet se kjo ngarkesë ka mbërritur ditë më parë në vendin tonë dhe pasi është analizuar nga ISUV, ka rezultuar me ngarkesë të virusit “Salmonela SPP”, ndaj do të kthehet mbrapsht nga kompania importuese, ose do të asgjësohet kundrejt legjislacionit shqiptar.

Pas bllokimit të mishit që importohej nga Brazili, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mori mostrat për të bërë analizat e këtij produkti. Mostrat janë çuar në laboratorët e AKU-së, por edhe në laboratorin e referencës pranë ISUV.

Nga përgjigjet e analizave të ardhura nga laboratorët e AKU-së rezulton se parametrat e mishit që ka ardhur nga Brazili, janë brenda normave të lejuara nga ligji.

Meqenëse kanë dalë vetëm përgjigjet e analizave nga laboratorët e AKU-së, produkti do të vijojë të qëndrojë i bllokuar deri në daljen e analizave edhe nga laboratori i referencës pranë ISUV.

Të fundit