Flash News

KRYESORE

Bllokohen 41.7 ton banane të prishura në doganën e Durrësit

Bllokohen 41.7 ton banane të prishura në doganën e Durrësit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar në doganën e Durrësit një ngarkesë prej 41.7 ton banane të ardhura nga Costa Rica, për shkak se produkti rezultoi me probleme për konsum njerëzor, pra ishte produkt i prishur.

Është bërë bllokimi i ngarkesës, duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, dhe gjithashtu do të ndiqen procedurat doganore për kthimin e produktit në origjinë.

“Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët”, shkruhet në njoftimin e AKU.

Të fundit