Flash News

KRYESORE

Bllokohen 50 turistë në Sazan, mes tyre edhe gazetarë

Rreth 50 turistë të huaj janë bllokuar ditën e sotme në ishullin e  Sazanit. Në ndihmë të turistëve të bllokuar ka shkuar anija e Flotës Detare të klasit "Iliria". Sipas ministrisë së Mbrojtjes mes trusitëve të bllokuar ishin edhe disa korrespondentë të agjencive të huaja të lajmeve.

"Pas udhëtimit drejt Sazanit me anije të vogël turistike turistët u bllokuan në ishull. Gazetarët kërkuan ndihmë pranë Forcës së Armatosur pasi dallgët e larta penguan lëvizjen e tyre për disa orë", thotë ministria.

Anija e klasit “Iliria” është nisur drejt portit të Vlorës me të gjithë turistët në bord, përfshirë dhe disa fëmijë.

Të fundit