Flash News

KRYESORE

Bllokohen mallra kontrabandë, arrestohen dy persona

Bllokohen mallra kontrabandë, arrestohen dy persona

Gjatë operacionit policor të koduar “Ndjekja” janë arrestuar në flagrancë dy shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër, si dhe janë sekuestruar 4100 paketa cigaresh dhe një shumë parash.

Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur arrestimi i shtetasve Fatmir Bishanaku, 49 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër dhe Xhevahir Likaj, 26 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Muriqan, Shkodër. Në gjendje të lirë procedohet shtetasja E. P,  32 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kryenin aktivitetin e kundërligjshëm në fushën e Kontrabandës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4.249.000 lekë të vjetra, 400 euro, një automjet i markës “Mercedez Benz”, 4100 paketa dhe 2 aparate celular.

Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Të fundit