Flash News

KRYESORE

Bllokohen në doganë 50 ton mish të infektuar me salmonelë, vinte nga Brazili

Bllokohen në doganë 50 ton mish të infektuar me salmonelë,

Siguria ushqimore është kthyer në një fenomen shqetësues prej kohësh në tryezat e shqiptarëve.

Së fundmi, AKU ka bllokuar dy kontejnerë me mish të importuara nga Brazili, por nga analizimi i mostrave u konstatuan me prezencë salmonele, e dëmshme për shëndetin e njeriut.

Sipas AKU, do kontejnerët vinin nga Brazili.

“Në kuadër të masave të gjithanshme të MBZHR-së për kontroll efikas për sigurinë ushqimore, AKU ka vijuar me kontrollet rigoroze të ngarkesave me produkte shtazore nga importi.

Kështu së fundi AKU ka bllokuar dy kontejnerë me mish, të importuara nga Brazili, në total 50.2 tonë mish, pasi nga analizimi i mostrave u konstatuan me prezencë “salmonella”. Po vijojnë procedurat për kthimin në origjinë të produktit.

Gjatë këtij viti nga AKU-ja janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 5 kontejnerë të tjerë, me 130 tonë mish. Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 195 kontejnerë; secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet.

Kontrollet efikase të shoqëruara me cilësinë e analizave janë garanci e plotë, që produktet që futen në treg janë të sigurta”, sqaron AKU.

Të fundit