Flash News

KRYESORE

Bllokohen tre televizione kabllore, transmetonin në mënyrë pirate

Bllokohen tre televizione kabllore, transmetonin në mënyrë pirate

Gjatë kontrollit të transmetimeve të televizioneve kabllore, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka bllokuar dhe sekuestruar pajiset e tre subjekteve që transmetonin në mënyrë pirate, në Korçë, Pukë dhe Tropojë. Sinjali shpërndahej përmes rrjeteve kabllore dhe numerike.

“Aktualisht jemi duke bërë kontrollin në të gjithë territorin e Shqipërisë për transmetimet audiovizive të paligjshme qoftë të pautorizuara fare nga autoriteti i mediave ashtu dhe subjekte që piratojnë programe televizivet e subjekteve të tretë, vetëm këtë javë në kemi bërë tre sekuestrime te subjekteve e kabllore në Korçë, në Pukë, në Tropojë.

Në momentin e konstatimit masa kryesore është bllokimi i pajisje dhe sekuestrimi i tyre, pastaj procedohet me vendim për gjobë. Gjoba varion nga 5 deri ne 10 milion leke te reja flasim”, tha Enkelejd Lamaj, drejtor i drejtorisë së mbikëqyrjes, AMA.

Qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm sepse abonimi në subjekte piratuese sjell dëme financiare, pasi në momentin e bllokimit, paratë nuk ju kthehn mbrapsht.

Të fundit