Flash News

KRYESORE

Bllokohet aksi Pukë-Fushë-Arrëz, bie një masiv shkëmbor

Bllokohet aksi Pukë-Fushë-Arrëz, bie një masiv shkëmbor

Ndërtimi i Rrugës së Kombit ka bërë që të lihen pas dore rrugët e vjetra e ato që lidhin qytetet e veriut me njëri – tjetrin. Gjithçka është përqëndruar tek rruga e madhe dhe mungon miërmbajtja për rrugët dytësore. Kjo ka bërë që sot të bllokohet aksi rrugor Pukë-Fushë Arrez. Shkak është bërë rënia e një masivi shkëmbor në rrugë. Ngjarja është regjistruar në afërsi të urës se Bicajve.

Pavarësisht situatës dhe bllokimit të trafikut, kompania që kujdeset për mirëmbajtjen e rrugës nuk ka ndërhyrë ende për pastrimin e saj.

Aktualisht 80% e trasesë është e bllokuar dhe se transporti i mjeteve të tonazhit të madh është i pamundur.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar në njerëz apo dhe mjete të dëmtuara.

Të fundit