Flash News

KRYESORE

Bllokohet aksi rrugor Bajram Curri- Tropojë, shkak rënia e gurëve

Bllokohet aksi rrugor Bajram Curri- Tropojë, shkak rënia e gurëve

Aksi rrugor Bajram Curri-Tropojë është i bllokuar që prej ditësh së djeshme.

Uniformat blu bëjnë me dije se shkak i bllokimit janë rënia e gurëve si pasojë e shirave të dendur.

Policia iu bën thirrje qytetarëve që të evitojnë lëvizjen në këtë segment rrugor, deri në një njoftim të dytë  zyrtar.

Ndërkohë, po punohet për hapjen e rrugës.

Njoftimi i plotë:

Për shkak të rreshjeve të shiut, gjatë mbremjes së djeshme, aksi rrugor Bajram Curri-Valbonë, është i bllokuar nga rënia e gurëve.

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e qytetarëve apo turistëve që ndodhen në Tropojë, të evitojnë lëvizjen në këtë segment rrugor deri në një njoftim të dytë.

Shërbimet e Policisë Rrrugore ndodhen në vendin e bllokimit si dhe firma kontraktuese po punon për hapjen e rrugës.

Për çdo problem qytetarët që ndodhen në këtë aks të telefonojnë në numrin 129 për t'ju ardhur në ndihmë.

Të fundit