Flash News

KRYESORE

Bllokohet aksi Vorë-Rinas-Fushë Krujë, ARRSH tregon arsyen

Bllokohet aksi Vorë-Rinas-Fushë Krujë, ARRSH tregon arsyen

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore kanë njoftuar  përmes një deklarate, se në kuadër  të rehabilitimit të disa rrugëve, duke nisur nga nesër do të ketë bllokim të aksit rrugor Vorë-Kthesa Rinas-Fushë Krujë.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e enjte (datë 13 Shtator 2018), në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performancë të Bankës Botërore, do të fillojnë punimet për rehabilitimin e aksit Vorë – Kthesa Rinas – Fushë Krujë.

Kohëzgjatja e punimeve për rehabilitimin e segmentit nga Kthesa e Doganës së Tiranës deri tek kthesa për Prezë është 45 ditë. Segmenti i sipërcituar do të jetë i bllokuar për të gjitha mjetet gjatë periudhës së kryerjes së punimeve”, shkruhet në njoftimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë Rrugore.

Të fundit