Flash News

KRYESORE

Bllokohet Banka e Shqipërisë, Këshilli Mbikqyrës jo funksional

Bllokohet Banka e Shqipërisë, Këshilli Mbikqyrës jo

Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë aktualisht nuk është funksional për shkak të përfundimit të mandatit të 6 anëtarëve. Për këtë shkak banka nuk merr dot vendime. Mbledhja e planifikuar për në datën 7 nëntor nuk është realizuar.

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, kërkon që të zgjidhet sa më parë ky ngërç i krijuar në këtë institucion të rëndësishëm financiar në vend.

Braçe deklaron se Këshilli duhet të jetë funksional sa më parë, ndërsa i kërkon Qeverisë dhe Kuvendit që të bashkëpunojnë për zgjidhjen e ngërçit.

“ Duhet një bashkëpunim me qëllim që të mos ketë përplasje, mospërputhje kandidaturash mes Kuvendit dhe Qeverisë për të bërë gjënë e duhur. Të mos humbim më tepër kohë sepse Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë duhet të jetë funksional një orë e më parë për detyrat që ka”, shprehet Braçe, raporton Ora News.

Aktualisht kandidaturat për anëtarë të BSH pritet të përzgjidhen nga grupet parlamentare nga lista me 15 emra që kanë aplikuar.

“ Të marrin mbështetjen me 20 firma deputetësh. Grupet parlamentare duhet të bëjnë detyrën e tyre, qofshin këto të opozitës, qofshin këto të mazhorancës me qëllim që të bëjnë përzgjedhjen e tyre dhe të vijojë pastaj procesi me seancat dëgjimore në Kuvendin e Shqipërisë me secilin prej këtyre kandidatëve të propozuar nga grupet parlamentare dhe pastaj me seancat dëgjimore edhe të kandidaturave që ka qeveria”, u shpreh më tej ai.

Kuvendi duhet të përzgjedhë tre kandidatë për anëtarë të Këshillit Mbikqyrës dhe tre të tjerë i përzgjedh Qeveria.

Të fundit