Flash News

KRYESORE

“Bllokohet” dogana e Kapshticës, 4631 persona vetëm në 24 orët e fundit

“Bllokohet” dogana e Kapshticës,  4631 persona vetëm

Emigrantët po kthehen në Shqipëri për pushime, ditën e sotme në pikën kufitare të Kapshticës është regjistruar një fluks shumë i madh emigrantësh.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, nga pika kufitare e Kapshticës kanë hyrë 4631 persona. Mësohet se ky numër i larte, krahas sezonit turistik vjen edhe për shkak të festes së Shën Mërisë, e cila  organizohet ne qytetin e Korçës. Ne këto kushte janë krijuar radhe dhe emigranteve u është dashur te presin me ore te tera. E ndërsa fluksi i lart i emigrantëve që hyjnë në vend, ka bërë që pala shqiptare në doganën e Kapshticës edhe sportelet e daljes t’i kthejë në sportele hyrës.

Të fundit