Flash News

KRYESORE

Bllokohet hyrja për në Shkodër. Radhë kilometrike nga Muriqani në qytet

Bllokohet hyrja për në Shkodër. Radhë kilometrike nga

Fundjava e fundit e muajit korrik ka shënuar një ngarkesë të lartë të qarkullimit të automjeteve thuajse në të gjithë akset kryesore të vendit.

Më problematike paraqitet situata në rrugët që të çojnë drejt vendeve bregdetare.

Kjo është situata e krijuar mesditën e kësaj të shtunë në aksin Muriqan-Shkodër. Siç shihet qartë rradhët e automjeteve janë kilometrike.

Duke patur parasysh edhe temperaturat e larta një trafik kaq i rënduar ka shkaktuar lodhje dhe pakenaqësi tek pasagjerët dhe shoferët.

Sakaq më herët policia e shtetit bëri më dije se i ngarkuar paraqitet edhe aksi Shkodër-Lezhë, por se po punohet për lehtësimin dhe zhbllokimin e situatës.

Në verë trafiku rëndohet për shkak se qytetarët, dynden në orare të njëjta, drejt zonave bregdetare për t’u freskuar.

Të fundit