Flash News

KRYESORE

Bllokohet importi i mishit nga Brazili, AKU: Deri në përgjigje të analizave

Bllokohet importi i mishit nga Brazili, AKU: Deri në përgjigje të

Disa ditë pas alarmit që u përhap me shpejtësi në të gjitha mediat, për cilësinë e ulët të mishit që tregtohet në Shqipëri, ka ardhur reagimi nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Sipas një njoftimi thuhet se importi i mishit nga Brazili do të bllokohet në çdo rrugë, deri në momentin që do të dalin përgjigjet e analizave përfundimtare.

Sipas AKU janë marrë disa mostra për t'i analizuar, të cilat  do të nxjerrin rezultatet për cilësinë dhe mikrobet që bart ky mish. Kjo vjen pas një studimi që u publikua dhe alarmit që solli, se mishi që importohej nga Brazili kishte probleme të shumta në cilësi.

Të fundit