Bllokohet në Shkodër punishtja artizanale, sekuestrohen fishekzjarrë dhe saçme

Policia në Shkodër bllokoi një punishte artizanale në të cilën prodhoheshin saçme për mbushje të fishekëve të armëve te gjuetisë. Shtetasi me inicialet A.L banues në këtë qytet akuzohet për veprat penale të “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive“ dhe “Fshehje e të ardhurave“.

Uniformat blu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 85 kilogramë saçme, me të cilat mbushe fishekët e armëve të gjuetisë. I akuzuari i përgatiste fishekët në një ambient që e kishte përshtatur si punishte artizanale, që u bllokua në cilësinë e provës materiale.

Policia në Shkodër pas kontrolleve të kryera në dyqane dhe magazina sekuestroi gjithashtu edhe një sasi fishekzjarrësh dhe lëndë piroteknike. Ndaj shtetasit me inicialet K.K u ngritën akuzat për “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale” dhe “Fshehje e të ardhurave”.