Flash News

KRYESORE

Bllokohet qarkullimi në unazën e vogël të Tiranës, shkak protesta te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

Qarkullimi në unazën e vogël të Tiranës është bllokuar për disa minuta pasditen e sotme dhe shkak është bërë protesta përpara godinës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Kryeopozitar Lulzim Basha e konsideroi Policinë e Shtetit një institucion të kapur nga krimi i organizuar.

Brenda rrethimit të godinës janë hedhur disa shashka dhe tymuese, ndërkohë që nuk ka patur përplasje midis protestueve dhe policisë.

Pas protestës që zgjati për disa minuta, qytetarët po zhvendosen nga unaza e vogël të Drejtoria e Policisë së Shtetit, për të marshuar drejt Parlamentit.

Të fundit