Flash News

KRYESORE

Bllokohet sërish autostrada Tiranë-Durrës, devijohet trafiku në rrugë dytësore

Bllokohet sërish autostrada Tiranë-Durrës, devijohet trafiku

Pas rihapjes së autostradës Tiranë-Durrës vetëm në fundjavë, rruga është rimbyllur sërish sot në orën 06.00 të mëngjesit, në kuadër të punimeve për rikonstruksionin e rrugës.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor sot ka nisur faza e tretë e punimeve në segmentin Maminas – Sukth në drejtimin Tiranë – Durrës.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se ne vijim te ndërhyrjes emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në aksin Tirane – Durrës në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore nisi te Henen ne oren 06:00 te mengjesit fazen e trete e punimeve ne segmentin Maminas – Sukth ne drejtimin Tirane – Durres.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin ne menyre rigoroze sinjalistiken provizore te vendosur dhe udhezimet e policise rrugore ne terren.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

  1. Bllokimi/Devijimi i trafikut do te filloje ne oren 06:00 te dites se hene date 18/06/2018.
  2. Trafiku ne drejtim Tirane-Durres devijohet ne kryqezimin e Maminasit ne drejtim te rruges dytesore.
  3. Automjetet qe udhetojne nga Tirana ne drejtim te Durresit duhet te futen ne nenkalimin e Maminasit ( Lalezit) te Autostrades dhe te vazhdoje ne rrugen dytesore deri ne kryqezimin e Sukthit dhe ne vazhdim mund te dalin perseri ne autostrade ose te vazhdojne ne rrugen dytesore.
  4. Ky devijim do te vazhdoje deri diten e Enjte date 21/06/2018
  5. Keshillojme gjithashtu qe mjete e transportit te rende qe udhetojne nga Fushe Kruja ne drejtim te Durresit te kthehen ne rrugen dytesore ne Vore duke perdorur nenkalimin e rruges se re.

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Maminas – Sukth do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.

Të fundit