Bllokohet varka pedalon në Ishujt e Ksamilit, policia shpëton 4 persona. Detaje

Policia Kutare  ka shpëtuar 4 persona të cilët ishin bllokuar mbi në varkë pedalon në Ishujt e Ksamilit.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se  rreth orës 17:00, një person me inicialet K.Sh, ka kërkuar ndihmën e Policisë Kutare , se tek Ishujt e Ksamilit, ndodhej me një mjet detar tip pedalon, me 3 persona të tjerë, dhe mjetit nuk i funksiononin pedalet pasi i ishin bllokuar.

Menjëherë në ndihmë të tyre ka shkuar Patrulla e Stacionit të Policisë Kutare në Ksamil me mjetin lundrues ku ka kontaktuar me personat me pedalon duke u dhënë ndihmën e nevojshme dhe duke i shoqëruar në breg pa probleme. K.Sh, O.Xh, M.B dhe E.P, iu dha ndihma nga ana e Policisë Kutare janë këshilluar që të tregojnë kujdes kur marrin mjete lundruese në përdorim.