Flash News

KRYESORE

Bllokoi dorëheqjet e drejtorëve të Hipotekave, Kryeministria i përgjigjet ministrit të PD

Bllokoi dorëheqjet e drejtorëve të Hipotekave, Kryeministria i

Vetëm pak orë më parë ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi njoftoi se ka pezulluar dorëhejet e drejtorëve të Hipotekave pavarsisht kërkesës së kryeministrit Edi Rama.

Por, pas këtij urdhri ka reaguar Kryeministria.

Kryeminstria njofton se urdhri i ministrit Bardhi është anuluar nga Rama dhe se është bërë e qartë se dorëheqjet nuk mund të refuzohen, por hetimi i ministrisë mund të vazhdojë.

“Zyra e Kryeministrit njofton se shefi i qeverisë e ka anuluar urdhrin e Ministrit të Drejtësisë, duke bërë të qartë se dorëheqjet nuk mund të refuzohen dhe hetimi administrativ i Ministrit mund të vazhdojë pa asnjë pengesë. Nëse nga hetimi administrativ do të verifikohen shkelje të ligjit, regjistruesit që i kanë bërë këto shkelje duhet të shkojnë përpara drejtësisë.

Qeveria shqiptare ka një Kod Sjelljeje, të miratuar me VKM, qysh në mbledhjen e saj të parë dhe asnjë ministër, qoftë politik a teknik, qoftë në ikje a në ndenje, nuk mund ta shkele këtë Kod, i cili përcakton qartë se qeveria nuk është një grup individësh që veprojnë në kokën e tyre, po një skuadër që drejtohet nga Kryeministri dhe funksionon mbi bazën e parimit të thjeshtë të aprovimit paraprak nga Kryeministri, të veprimeve administrative apo komunikimeve të

ministrave me publikun”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

 

Të fundit