Flash News

KRYESORE

Bllokon rrrugën me fadromë, goditet punëtori në Babrru

Bllokon rrrugën me fadromë, goditet punëtori në Babrru

Një konflikt i cili mund të përfundonte dhe me vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Babrrusë. Një fadromë e cila po punonte me rregullimin e rrugës në atë zonë, në kuadër të një projekti të Bashkisë së Kamzës kishte bllokuar kalimin e makinave. Pikërisht bllokimi i rrugës ka ngritur tensionet mes shoferit të Fadromës, i identifikuar me emrin Altin Kurti dhe autorit të krimit, të identifikuar si Arjan Kulla. Ky i fundit gjatë konfliktit me drejtuesin e fadromës e ka goditur këtë të fundit me tytën e armës dhe më pas ka shtën një herë në ajër. Policia për të faktuar këtë, mësohet se ka gjetur dhe një gëzhojë. I dëmtuari, Kurti është nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i dyshuari është shpallur në kërkim.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Rreth orës 10:35, në Numrin e Emergjencave 112, jemi njoftuar për një konflikt të ndodhur tek Ura e Babrrusë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se : Janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas, ku për pasojë është dëmtuar shtetasi A.G, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Dyshohet të ketë patur dhe të shtëna me armë, në ajër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për kapjen e autorit të identifikuar dhe zbulimin e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit