Flash News

KRYESORE

Blofi i shtypit qeveritar me 'firmën' e Bashës' për Balilin. Shihni çfarë përmbajnë dokumentet zyrtarë

Shtypi i afërt me qeverinë ka akzuzuar sot kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si autor të firmës mbi lejen që ish-Kampi i Punëtorëve të kalonte në pronësi të Klement Balilit. Akuzat janë 'mbështetur mbi dokumente' të cilat, sipas medive në fjalë, provojnë përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm.

Partia Demokratike ka reaguar duke i qujatur të pabaza akuzat. Një gjë të tillë e ka bërë në Parlament edhe deputetja, Jorida Tabaku. Megjithatë, pa nevojën e një përgënjeshtrimi, vetë dokumentet që japin mediat e qeverisë si provë, janë antiprova.

Një shashkë për të mbuluar skandalet qeveritare.

Në to shihet qartë se bëhet fjalë për një procedurë formale inventarizimi, dhe nuk ka asnjë vendim, kalim, shndërrim apo shpronësim. Dokumentet inventarizojnë pasuri të ndryshme të patundshme që kanë qenë në pronësi të sindikatave apo të enteve të tjera shtetërore në të shkuarën.

Më poshtë dokumentet:

 

 

Të fundit