Flash News

KRYESORE

Blogerja: Në Shqipëri nuk kishim kulturën e deodorantit, në Amerikë vija erë dhe më tallnin

Blogerja: Në Shqipëri nuk kishim kulturën e deodorantit, në
Egreis Gjergjani, një blogere jo shumë e njohur por me rreth 500 mijë fansa është një nga vajzat e shumta të Instagramit që jep ide mode dhe stili.  Egreis është me origjinë nga Shqipëria, në një video, postuar së fundmi Egreis ka folur për vështirësitë në fillimet e saj në Amerikë. Sipas asaj, një nga momentet më të vështira ishte kur e tallnin për erën e djersës.  "Fajin" për këtë ka vendosur t`ja lërë kulturës shqiptare. Blogerja e njohur thotë se: “Nëse takoni dikë në universitet dhe vjen erë, ju duhet të dini diçka. Në kultura dhe vende të ndryshme nuk mësohet përdorimi i deodorantit. Unë jam rritur në Shqipëri dhe deodoranti nuk ishte diçka që e përdornim kur isha 14-15 vjeç. Kur erdha këtu, kishte raste që mbaja erë dhe këtë e kuptova kur talleshin me mua. Ishte një nga ndjesitë më të këqija që kalova në jetën time. Nëse njihni dikë që ka këtë problem, ju lutem mos u tallni me të, thjesht tregojani. Është thjesht një ndryshim i kulturës”, thotë blogerja në video.
 
View this post on Instagram
 

Just a lil personal experience....a little message ❤️ Full story in my stories (swipe to see all videos)

A post shared by Egreis Gjergjani (@thestilettomeup) on

Të fundit