Flash News

KRYESORE

Blogerja nga Kosova do të zëvendësojë Jonida Maliqin në "E diell"

Blogerja nga Kosova do të zëvendësojë Jonida Maliqin në

Jonida Maliqi prej disa kohësh kishte nisur provat në ambientet e Top Channel, me një rubrikë të veçantë në "E diell". Por me fitimin e Festivalit të Këngës dhe përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovizion, Jonida është tërhequr nga ky projekt.

Në vend të saj, do të jetë blogerja nga Kosova Argjira Spanca. Argjira nuk është shumë e njohur në botën e televizionit por njihet në fushën e modës. Ky lajm është konfirmuar nga "Prive".

“Po, është e vërtetë që do jem pjesë e “E diell”. Nuk jam në dijeni që jam zëvendësim i dikujt. Koncepti i këtij emisioni më ka pëlqyer shumë, sepse është diçka më ndryshe dhe shumë ‘fun’, prandaj edhe kam pranuar të jem pjesë”, ka thënë blogerja.

Të fundit